Telegrafi

Gjyshja 104-vjeçe nga Spanja fiton betejën ndaj COVID-19

Në Spanjë është shënuar momentin kur gjysha 104-vjeçare u shërua nga COVID-19, dhe u largua nga spitali me duartrokitje nga stafi i spitalit.

Siç raportojnë mediat lokale, gruaja është liruar nga spitali i Madridit pas dy javëve qëndrim atje – duke u bërë pacientja e 4.149 që është shëruar nga COVID-19 në këtë spital, transmeton Telegrafi.

Në Spanjë janë regjistruar më shumë se 1.4 raste me COVID-19, kurse mbi 47 mijë tjerë kanë humbur jetën nga infeksioni i coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Qeveria spanjolle sërish ka vënë masat kufizuese, e së fundmi i ka zgjatur ato deri në maj të vitit 2021. /Telegrafi/