Një segment i lajmeve në MSNBC rreth pandemisë së coronavirusit u ndërpre nga një mysafir i papritur, pasi nipi i ri i një eksperti ndërpreu intervistën e tij të drejtpërdrejt.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Dr Irwin Redlener, një pediatër dhe këshilltar i Kryetarit të Qytetit të Nju Jorkut, Bill de Blasio, u shfaq në një emision të drejtpërdrejtë.
Mjeku kishte adresuar problemet e fundit në rastet e COVID-19 në qytet, ku normat e infeksionit u rritën në 3 për qind këtë javë për herë të parë që nga qershori.
Por mes diskutimit të zymtë, shikuesit u gjenden në një moment komik pasi nipi i vogël i Dr. Redlener bëri një paraqitje të papritur.
Djali i vogël u pa duke hyrë në dhomë në sfond ndërsa gjyshi i tij u përpoq të mbante vëmendjen e tij në ekran.
WATCH: @IrwinRedlenerMD's grandson makes a guest appearance on @DeadlineWH with @NicolleDWallace pic.twitter.com/n3vxBAR2Ii
— MSNBC (@MSNBC) October 1, 2020
Prania e tij përfundimisht u bë shumë e vështirë për t’u injoruar pasi ai futi kokën në “kornizë” pranë gjyshit të tij, duke bërë që udhëheqësi i emisionit dhe mysafiri të shpërthenin në të qeshura.
Redlener u përpoq të vazhdonte me intervistën e tij duke u përpjekur të fliste, me djalin e ri i cili po llomotiste dhe këndonte në sfond.
Por, pavarësisht përpjekjeve të tij më të mira, nipi i tij arriti të vidhte shfaqjen pasi ai u ngjit në karrigen e tij dhe nxori gjuhën në kamera, duke provokuar më shumë të qeshura. /Telegrafi/