Gjyshi me theks të rëndë skocez nervozohet që nuk kuptohej nga pajisja teknologjike (Video)
Kushtrim Gacaferri
Andrew Weir nga Carluke e Skocisë ka bërtitur prej nervoze, pasi Amazon Echo nuk ia kuptonte porosinë, shkaku i theksit të rëndë skocez.
Familjarët nuk ndalonin së qeshuri, pasi ai kërkonte këngën e preferuar, ndërsa pajisja i ofroi listën për shitjen e bizeleve, transmeton Telegrafi.
“Nuk shaj kaq shumë, por më nervozoi së tepërmi dhe më dukej vetja sikur të isha i marrë” ka thënë Weir.
Më poshtë mund të shihni reagimet e gjyshit, teksa e falënderon shërbimin që të jetë sa më i sjellshëm, në përpjekje që t’i kryhet porosia. /Telegrafi/