Site icon Telegrafi

Gjyshi i Tamarës do të rigjykohet për tentim-vrasjen ndaj Nikolla Todorovit

Gjyshi i Tamarës Lupço Stojanovski, që u dënua me 7 vjet e gjysmë burg për tentim vrasje të ish ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov, do të dalë përsëri para gjykatës, pasi Apeli e ka shfuqizuar vendimin e shkallës së parë me të cilin ai u dënua kohë më parë.

Ende nuk kanë dalë arsyetimet zyrtare për shfuqizimin, por kur një lëndë rigjykohet, veprimi bazohet në prova të reja dhe në rrethana të paqartësuara deri në fund. Seanca e parë për rigjykim është caktuar për më 5 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata Penale e shpalli fajtorë për tentim vrasje të ish ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov. Gjykatësja Sofija Llalliçiq ishte arsyetuar se ky dënim i lartë vjen për të shërbyer si shembull për ata që tentojnë ta marrin drejtësinë në duart e veta.

Lexo po ashtu Gjyshi i Tamarës dënohet me 7.5 vite burg për tentim-vrasjen ndaj Nikolla Todorovit

61 vjeçari e akuzonte Nikolla Todorovin për vdekjen e mbesës të cilës ministria nuk ia miratoi mjekimin e boshtit të shtrembëruar kurrizor jashtë shtetit.

Kjo e kishte shtyrë që në ditën kur ai do ta dorëzonte postin e ministrit tek pasardhësi i tij Arben Taravari, ai ta priste tek shkallët e hyrjes dhe të shtinte me armë drejt tij. Plakun e kishin kapur menjëherë, ndërsa Todorov kishte shpëtuar pa asnjë lëndim.

Exit mobile version