Site icon Telegrafi

“Gjyshi snajperist”: Thotë se prej majit ka vrarë 173 xhiahdistë (Foto/Video)

Një luftëtar veteran në Irak pretendon se ka bërë “kërdinë” ndaj xhihadistëve.

62-vjeçari Abu Tahseen prej majit të 2015 i është bashkuar një milicie shiite në Irak.

Ai lufton për të mbrojtur tokën e tij.

Me një snajper të fuqishëm dhe plumba me madhësi sa një pëllëmbë, Tahseen pretendon se që prej majit ka vrarë 173 xhihadistë.

“Arma është aq e fuqishme sa më shtyn një metër prapa kur qëlloj”, rrëfen 62-vjeçari.

Tahseen thotë se ka marrë pjesë në 5 luftëra në jetën e tij.

Megjithatë shifrat që ai deklaron janë të vështira për t’u konfirmuar. /Tema/

Exit mobile version