Telegrafi

Gjyshi i reperit boton një libër për “Hasan Prishtinën”, Ledri Vula ndihet krenar me atë

Fahri Buçinca ka nxjerr në shitje gjatë ditës së djeshme një libër rreth jetën dhe veprës së patriotit Hasan Prishtina.

Biblioteka Kombëtare ka pritur qindra adhurues të librave për të ndjekur promovimin e librit “Hasan Prishtina.

Autori është gjyshi i reperit shqiptar, Ledri Vula, i cili ishte edhe personalisht në këtë ngjarje madhore për Buçincën.

Në fakt, këngëtari ka ndarë disa fotografi në llogarinë personale të Instagramit teksa shprehet se ndihet krenar me gjyshin.

“Krenar me gjyshin tim. 46 vjet hulumtim për ndriçimin e jetës dhe veprës se patriotit HASAN PRISHTINA”, ka shkruar Ledri në Instagram.

Theksojmë se Buçinca është autor edhe një numri të madh të librave ndërsa ka qenë edhe menaxhues i burgut të Smrekonicës dhe Mitrovicës.

Ndryshe, Ledri ditë më parë solli këngën “Merri, merri” në bashkëpunim me Butën, i cili deri më tani është shikuar mbi 3.2 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/