Telegrafi

Gjyshi që gjeti kërpudhën gjigante, kërkon ta sheh ‘gjithë interneti’ (Foto)

Don Smith nga Ontario e Kanadasë, ka qenë duke e shëtitur qenin, kur ka hasur në një kërpudhë shumë të madhe.

I lumtur dhe krenar për atë që ka gjetur, 84-vjeçari i ka kërkuar mbesës ta ndihmojë pë ta vënë në internet, transmeton Telegrafi.

Kaylie Ngo ia ka bërë qefin gjyshit të saj që nuk ka dijeni se si funksionin interneti apo rrjetet sociale, duke postuar në Facebook një fotografi,

Në postimin e saj shkruan:

“Ju lutem shpërndajeni

Gjyshi im nga Mossley, kërkon që ‘të gjithë në internet’ ta shikojnë këtë.

Kjo kërpudhë sferike që është gjetur më 27 gusht, peshon shtatë kilogram, kurse diametri saj është 50 centimetra.

Ai është jashtëzakonisht krenar”.

Detyrimi që Kaylie i ka bërë miqve të saj, ka bërë që fotografia me burrin që mban në prehër gjetjen e tij, të shpërndahet afro pesëmijë herë. /Telegrafi/