Telegrafi

Gjyshi nga San Francisko ra nga 30 metra lartësi e një shkëmbi, shpëtohet me helikopter – publikohen pamjet e aksionit

Një gjysh është shpëtuar pasi ra nga një shkëmb në San Francisko.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet sesi ekipi i shpëtimit H-30 nga Kalifornia, transporton burri në zonën e sigurt pasi ishte rrëzuar nga shkëmbi me pemë, transmeton Telegrafi.

“CHP H-30 reagoi së bashku me ekipet e zjarrfikësve në San Francisko, me të marrë informacionin për burrin e moshuar që kishte rënë nga 30 metra lartësi në afërsi të Lends Ends”, thuhet në njoftim në Facebook.

Ata shtuan se pas një kërkimi të shkurtër, ekipi arriti ta gjej burrin në shkëmbin malor.

Helikopteri zbriti një zjarrfikës, që ndihmoi burrin e moshuar që e dërguan në zonën më të sigurt.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin operacionin e kërkim-shpëtimit në San Francisko. /Telegrafi/