Louis Klimet nga Londra, ka nisur të qajë dhe nuk përmbahej nga gëzimi kur gjyshi ia tregoi dy bileta, me të cilat do të shkonin për të parë një takim futbolli në Wembley.
Fëmija nëntëvjeçarë, kishte menduar se do të shkonte për ta parë lojën përmes televizionit në ndonjë lokal, por gjithçka ndryshoi ku pa tiketat, transmeton Telegrafi.
“Të dy janë adhurues të flaktë të futbollit dhe meritojnë të shohin një ndeshje në stadium, prandaj iu blemë biletat”, ka thënë nëna e Louis lidhur me rastin.
Ndër të tjera, ajo ka shpjeguar se ai nuk ndalon së treguari për eksperiencën e tij, që nuk do ta harrojë kurrë.
“Pa pasur parasysh se cilin ekip e pëlqen, reagimi tij i ka bërë të gjithë për vete”, është një nga komentet e shumta. /Telegrafi/
https://youtu.be/mg4lyRyl9J4