Mosha është vetëm numër për disa njerëz dhe këtë më së miri e tregon një 81-vjeçar, që u hodh në pishinë duke u rrotulluar.
Burri i shkathtë i njohur vetëm si McCoy, ishte bërë viral më 2016 duke e bërë po të njëjtin veprim, teksa ndihmohej nga nipërit, transmeton Telegrafi.
Në një aheng që u zhvillua në familjen e tij në Atlanta të Shteteve të Bashkuara, ai goditi sërish duke e bërë të njëjtën gjë.
Rrotullimi tij i suksesshëm prej 360 shkallëve, ka bërë që të pranishmit të reagojnë nga befasia, ndërsa indiferent nuk kanë mbetur as shikuesit e videos që e shpërndanë në internet. /Telegrafi/