Në Nairobi të Kenisë, shumë gra të moshuara po dhunohen seksualisht, sepse po konsiderohet se ato janë më të lehta të nënshtrohen dhe nuk janë të prekura me HIV.
Meqenëse numri i këtyre sulmeve është shumë i lartë, një grup i grave po mblidhen që të mësojnë karate, në mënyrë që të mbrohen nga keqbërësit, transmeton Telegrafi.
Mbi 20 gjyshe mblidhet për çdo javë, që të mësojnë dhe të ushtrojnë teknikat e vet-mbrojtjes.
“Ai më kapi për qafe dhe unë e boksova atë dhe tjetrin”, ka thënë 55-vjeçarja Jane, e cila i ka shpëtuar përdhunimit.
Në grupin e “gjysheve karateiste”, më e vjetra është 85-vjeçare. /Telegrafi/