Kanadezja Tina Yazdani është nënë e një djali katër muajsh, i cili ende po vendos rutinën e tij të gjumit.
Kur gjyshërit morën përsipër kujdesin e fëmijës në ditën e Vitit të Ri për të ndihmuar Tinën, ajo rutinë e brishtë e gjumit iu shkatërrua plotësisht.
“Të gjithë e kemi kaluar atë me gjyshërit që nuk ndjekin rutinat e para gjumit dhe na lënë me foshnja dhe fëmijë të lodhur shumë”, tha Tina për Newsweek, duke shtuar se ajo është ende mirënjohëse ndaj prindërve të saj për ndihmën e tyre.
@tinayazdani baby was ready to party on nye. #babytiktok #babytok #bedtimeroutine #babyfever #4monthsold #sleeptraining #parents #parenting #parentsbelike #momlife #momlifebelike #momtok #grandparents #funny #fyp ♬ Funny – Gold-Tiger
“Do të thotë shumë për ne të jemi në gjendje të shohim miqtë, të dalim në një takim dhe të marrim një pushim shumë të nevojshëm. E di që jo të gjithë kanë atë lloj mbështetjeje”, shtoi ajo.
Ndonëse i ka shijuar pushimet me partnerin e saj, kur janë kthyer në shtëpi janë pritur nga një fëmijë që nuk dëshiron më të flejë. Këtë e tregon edhe virusi TikTok, i cili ka mbledhur më shumë se tre milionë shikime.
Në video, Tina e rraskapitur mban djalin e saj ndërsa është në telefon me prindërit e saj, duke thënë “Jo, ai është zgjuar. Nuk do të flejë”. Teksa flet, shoqja e saj, e cila po regjistron videon, zmadhon ngadalë fytyrën e foshnjës dhe tregon vështrimin dhe buzëqeshjen e gjerë e djallëzore të foshnjës.
“Ai ishte gati të festonte natën e Vitit të Ri”, ka shkruar Tina në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/