Telegrafi

Oklahoma, gjyshërit dhe një person tjetër arrestohen pasi e mbyllin pesë vjeçaren në kafaz qensh

Ilustim

Gjyshërit e një vajze pesë vjeçare dhe një burri tjetër, janë arrestuar pasi dyshohet se e kanë mbajtur të mbyllur në një kafaz qensh.

Mary DeRonda, 59 vjeç dhe Charles DeRonda, 63 vjeç, nga Nicoma Park, pjesë e zonës metropolitane të Oklahoma Cityy, u morën në paraburgim të hënën në mëngjes pas një hetimi njëmujor, tha në një njoftim për shtyp Departamenti i Policisë Nicoma Park në Oklahoma.

“Kjo është ndoshta më e keqja që kam parë ndonjëherë veçanërisht me akuzat, të mbajtura në një kafaz qensh. Ju nuk ia bëni këtë një fëmije”, tha togeri, Mike Weiss, raporton newsweek.

“Fëmija po mbahej në një kafaz qensh dhe u mbajt atje për periudha të gjata kohore, madje ndonjëherë me vetë qenin”, shtoi ai.

Kjo vjen pasi një çift nga Florida u arrestua pasi u tha detektivëve se kishin prangosur një djalë të ri dhe e kishin mbyllur atë në një dollap për rreth 16 orë në ditë. /Telegrafi/