Telegrafi

Gjyqtarja tregon se ç’ndodh në burg, fëmijët nisin të qajnë (Video)

Një gjyqtare i mësoi fëmijëve dhe adoleshentëve për rreziqet e mundshme nga shkelja e ligjeve, duke iu treguar atyre se çfarë ndodh vërtet në një burg.

Në kuadër të programit “Merr parasysh Pasojat” te Rrethi Bibb, në Georgia, fjalimi tejet brutal dhe i vërtetë i gjykatëses Verda Colvin, i la disa prej pjesmarrësve duke qarë nga frika.

Grupi i moshës nga 9 deri në 17 vjeç, ishin ftuar të vishnin uniformat e të burgosurve si dhe të hidhnin një vështrim nëpër qeli për të parë se çfarë ndodh gjatë vuajtjes së dënimit, sipas Lawnewz.com, raporton Daily Mal Online.