Site icon Telegrafi

Gjyqtarja i kishte thënë koleges se ka frik se do ta vrasë ish-bashkëshorti (Video)

Një krim i rëndë tronditi jo vetëm Tiranën, pasi gjykatësja Fildes Hazi, 39 vjeçe, u ekzekutua në mes të kryeqytetit nga ish-bashkëshorti i saj, 53-vjeçari Fadil Kasemi.

Ajo çka e ka rënduar edhe më tepër situatën ka qenë fakti se Hazi kishte disa urdhra mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit, i cili mësohet se e dhunonte barbarisht në mënyrë sistematike.

Një nga rastet më të rënda ishte ai i vitit 2015, kur Kasemi tentoi ta vriste atë në sy të dy fëmijëve, ndërkohë që ndodheshin në Golem për pushime.

‘Mos më lër fëmijët jetimë!’, mësohet të ketë thirrur dëshpërimisht Hazi, ndërkohë që dhunohej në rrugë.

Kasemi u vu në pranga, por u lirua për shkak të amnistisë dhe pas lirimit të tij, 39-vjeçarja kishte filluar të ndihej sërish e kërcënuar, e madje mësohet t’i ketë thënë një kolegeje se kishte frikë se ai do ta vriste. Parandjenja e saj rezultoi e saktë, pasi më 31 gusht 2017, Fildes Hazi u ekzekutua në zonën e ‘Xhamllikut’ në makinën e saj nga ish-bashkëshorti, duke lënë jetimë dy fëmijët e mitur.

Exit mobile version