Telegrafi

Gjyqtarja kërkon më shumë kohë, shtyhet për më 24 tetor gjyqin për Fredi Belerin

Gjykata e Posaçme shtyn për më 24 tetor procesin gjyqësor ndaj Alfred Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Shkak i shtyrjes u bë kërkesa e gjyqtares së re në proces, Flora Hajredinaj, për t’u njohur me aktet e dosjes.

Gjyqtarja Hajredinaj zëvendësoi në trupë gjyqtaren, Etleva Deda, për të cilën në seancën e kaluar avokatët kërkuam përjashtim për shkak të konfliktit të interesit.

Gjyqtarja Hajredinaj tha në seancë se ishte shortuar si pjesë e trupës dje në orën 15:30 dhe se gjatë ditës së sotme kishte qenë pjesë e tri proceseve, duke pasur pamundësi në studimin e akteve të dosjes “Beleri”.

Në seancën e së martës, Beleri nuk ishte i pranishëm, por përfaqësohej nga avokatët e tij. /Telegrafi/