Site icon Telegrafi

Gjyqtari i ndeshjes Lyon-Besiktas ka fituar zemrat e të gjithëve, u thotë lojtarëve të përqafohen për t’i ulur tensionet mes tifozëve (Foto/Video)

Ndeshja mes Lyonit dhe Besiktasit në Ligën Evropës u njollos nga incidenti mes tifozëve të të dyja skuadrave, gjë që detyroi UEFA-n të shtynte fillimin e saj me afro 40 minuta.

Pas kësaj kohe forcat e sigurisë vendosën qetësinë në Stade des Lumieres.

Në orën 21:45 të së enjtes, ekipet zbritën në fushën e lojës për të nisur këtë sfidë, e për një moment rolin e protagonistit e mori gjitari Mateu Lahoz.

Dhuna në tribuna

Kjo jo për vendimet e tij gjatë lojës.

Spanjolli u kërkoi futbollistëve që të mblidheshin në rrethin e mesit të fushës për t’u bërë apel tifozëve për një duartrokitje, në mënyrë që të qetësoheshin gjakrat e ndezur keqas përpara fillimit të ndeshjes.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për ndeshjen

Por jo vetëm kaq. Ai u kërkoi futbollistëve që të përqafoheshin në sytë e të gjithë të pranishmëve në stadium, në mënyrë që ata të respektonin rregullat “Fair Play”, pavarësisht ngjarjeve që ndodhën disa minuta më parë.

Exit mobile version