Telegrafi

Gjyqtari zbatoi tri rregullat e reja të futbollit në takimin Feronikeli-Lincoln

Feronikeli është një hap pranë arritjes në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Nikli ka arritur gjatë mbrëmjes së kaluar të triumfoj 1-0 kundër Lincoln Red Imps në kuadër të fazës para-kualifikuese të ligës elitare evropiane për klube.

Pos rezultatit pozitiv të drenasve në stadiumin prishtinas të Fadil Vokrrit për herë të parë janë vënë në funksion edhe rregullat e reja të futbollit.

Zëvendësimi i lojtarëve

E para ishte me rastin e ndërprerjes së ndeshjes për shkak të lëndimit të ndonjë lojtari. Pas fillimit të takimit, topi i takon skuadrës që e kishte në posedim dhe jo si më parë, kur kundërshtari ia dhuron topin që e kishte në posedim në formë të lojës korrekte.

Rifillimi i ndeshjes

Edhe në rastin e ndërrimit të lojtarëve hyri në funksion rregulla e re, e cila thotë se lojtari nuk duhet të vjen në mes të fushës për të bërë zëvendësimin, por lojtari që lë fushën, duhet ta braktis në krahun më të afër.

Degazhimi i topit

Rasti i tretë ishte degazhimi i topit nga ana e portierit, ku lojtarët mund ta pranojnë topin brenda zonës së 16 metërshit dhe jo si më parë, kur lojtari është dashur të ishte jashtë kësaj zone.

Lexo po ashtu Shtatë rregullat e reja të futbollit: Prej lojtarëve e trajnerëve deri tek gjyqtarët

Ndryshe, Feronikeli në takimin e fundit para-kualifikues do të takohet me Santa Coloman dhe në rast të triumfit, atëherë në takimin e parë të kualifikueseve do të luajë kundër uellsianëve të The New Saints (TNS). /Telegrafi/