Telegrafi

Gjyqtari urdhëron Angelina Jolien që t’i japë Brad Pittit më shumë të drejtë që t’i vizitojë fëmijët

Angelina Jolie dhe Brad Pitt (Foto: Getty Images)

Në një luftë gjithnjë e më të hidhur të kujdestarisë, një gjyqtar ka urdhëruar një fitore të madhe për Brad Pitt, e cila ka habtiru Angelina Jolien, që tashmë e quan ish-bashkëshortin e saj një “baba të vdekur” për fëmijët.

Gjykatësi thuhet t’i ketë thënë Joliet që ajo t’i lejojë Bradit t’i vizitojë më shumë fëmijët e saj, para se gjykata të nënshkruajë një marrëveshje të përhershme.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt (Foto: Getty Images)

Sipas mediave, Jolie është dashur të bjerë dakord t’i japë Pittit katër orë takimi çdo ditë me fëmijët në ditët e shkollës dhe 12 orë takim në ditët jo shkollore, raporton New York Post.

Divorci i tyre është shquar si një nga më të vështirit ndonjëherë, sidomos kur bie fjala për kujdestarinë.

Angelina Jolie (Foto: Getty Images)

Jo më larg se javën e kaluar në një paraqitje në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, aktorja e dëmtuar akuzoi Pittin se nuk ka paguar asnjë detyrim ndaj fëmijëve që nga viti 2016.

Ndërkohë Brad Pitt më pas e hodhi poshtë këtë teori në gazeta ligjore duke treguar se ai në fakt i kishte huazuar ish-bashkëshortes së tij tetë milionë dollarë për të blerë shtëpinë e saj të re dhe kishte paguar 1.3 milionë dollarë në faturat për të dhe fëmijët e tyre.

Brad Pitt (Foto: Getty Images)

Por një avokate e re e aktores, Samantha Bley DeJean, u kthye me një deklaratë duke thënë: “Një hua nuk është … përkrahja e fëmijëve, dhe për ta përfaqësuar atë si të tillë është mashtruese dhe e pasaktë”.

Data tjetër e tyre e gjykatës është vendosur më 21 gusht

Jolie dhe Pitt kanë gjashtë fëmijë: Maddox, 17 vjeç, Pax, 14, Zahara, 13, Shiloh, 12 dhe 10-vjeçarët binjakë Knox dhe Vivienne. /Telegrafi/

Angelina Jolie dhe Brad Pitt (Foto: Getty Images)