Site icon Telegrafi

Gjyqtari u detyrua të largohej nga fusha pas 15 minutash nga ndeshja gjysmëfinale olimpike

Ilgiz Tantashev, nga Uzbekistani, ishte viktimë e një loje aksidentale me një lojtar spanjoll që përfundoi duke e nxjerrë atë jashtë loje.

Gjyqtari që drejtonte gjysmëfinalen olimpike mes Spanjës dhe Marokut u zëvendësua pas vetëm 15 minutash.

Zyrtari i ndeshjes u përplas me një lojtar spanjoll dhe u detyrua të largohej herët nga fusha, pasi lëndimi tashmë ishte i dukshëm.

Gjyqtari i katërt, suedez Glenn Nyberg, duhej ta zëvendësonte në gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike Paris 2024.

Pavarësisht ngjarjes së paparashikuar që ndodhi gjatë ndeshjes, Spanja fitoi ndaj Marokut 2-1, duke kaluar në finale.

Aty, Spanja do të përballet me Francën që ia doli me shumë mund ta mposhte Egjiptin dhe atë pas vazhdimeve me rezultat 3-1. /Telegrafi/

 

Exit mobile version