Fabio Maresca pritet të mos i drejtojë së paku dy ndeshje, pas performancës kundërthënëse në derbin ndërmjet Romës dhe Milanit që përfundoi me fitoren prej 2-1 të Rossonerëve.
SportMediaset raporton se AIA nuk është e kënaqur me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari në Stadio Olimpico në duelin e madh ndërmjet skuadrave të Jose Mourinhos dhe Stefano Piolit.
Gazetat italiane i kanë vënë në pah gabimet e gjyqtarit kryesor të ndeshjes, sidomos për mosakordimin e një penalltie në favor të Giallorossëve.
❌ Fabio #Maresca sería suspendido por 2 jornadas tras el #RomaMilan debido a una actuación insatisfactorio de su parte. Muchas tarjetas, valoraciones no convincentes y una gestión del VAR no óptima serían las razones #SerieA #WeAreCslcio #CalcioParaTodos pic.twitter.com/Y4Qe6XxDpO
— Calcio Para Todos (@Calcio_PT) November 1, 2021
Zlatan Ibrahimovic shënoi nga gjuajtja e lirë golin e tij të 400-të në karrierë, derisa më vonë fitoi një penallti pas ndërhyrjes së Roger Ibanez që u konvertua në gol nga Franck Kessie, derisa më vonë Stephan El Shaarawy e ngushtoi rezultatin.
Mourinho kishte reaguar pas ndeshjes, por ishte përmbajtur nga kritikat për Marescan në mënyrë që të mos ndëshkohej.
Po ashtu, është kritikuar edhe dhoma e VAR-it për ndërhyrje në momente të gabuara. /Telegrafi/