Site icon Telegrafi

Gjyqtari i Superligës së Kosovës, Ilir Mehmeti, rezulton pozitiv me coronavirus

Gjyqtari i Superligës së Kosovës, Ilir Mehmeti, ka rezultuar pozitiv, rezultat që e ka mësuar sot pas simptomave të shfaqura.

Mehmeti në testin e parë të bërë nga Federata e Futbollit e Kosovës kishte dalë negativ, sikurse të gjithë kolegët e tij.

Informacionin e ka publikuar vetë Mehmeti në llogarinë e tij, derisa gjendja shëndetësore e tij është e mirë deri më tani.

“Të nderuar miq, Pas testimit në Qendrën Infektive për shkak të disa simptomave të shfaqura, unë sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Menjëherë jam vetëizoluar dhe jam në gjendje të mirë shëndetësore”.

“Shpresoj shumë se numri i të prekurve nga Covid-19 do të zvogëlohet në ditët në vijim dhe se do ta kalojmë këtë pandemi sa më lehtë që është e mundur. Deri atëherë, ju uroj juve dhe të dashurve tuaj shëndet dhe siguri”, ka shkruar ai.

Mehmeti këtë sezon ishte i deleguar vetëm në një ndeshje, atë mes Prishtinës dhe Ferizajt, si gjyqtar i katërt. /Telegrafi/

Exit mobile version