Telegrafi

Gjyqtari i sulmuar zbulon fjalët që ia tha presidenti i Ankaragucus: Më kërcënoi me jetë

Gjyqtari turk, Halil Umut Meler ka qenë viktimë e një sulmi të tmerrshëm në përfundim të ndeshjes Ankaragucu – Rizespor që përfundoi 1-1.

Presidenti i skuadrës vendase Fati Koca e grushtoi gjyqtarin me stemë të FIFA-s, derisa pas tij edhe disa persona të tjerë kanë shqelmuar atë.

Umut Meler mori tretmanin në spital ku po qëndron ende, derisa Federata e Futbollit të Turqisë ka pezulluar përkohësisht të gjitha ndeshjet e futbollit në shtetin turk.

Lexo po ashtu Presidenti i Ankaragucus arrestohet, zbulohet deklarata e tij skandaloze në Polici

37-vjeçari ka dhënë një deklaratë tronditëse nga spitali në Ankara ku po qëndron, për rastin në fjalë.

Gjyqtari ka deklaruar se presidenti i Ankaragucus e ka kërcënuar me jetë duke i thënë se do të vrasë, derisa ka paralajmëruar denoncim ndaj tij dhe personave të tjerë që e kanë goditur.

Lexo po ashtu Goditja ndaj gjyqtarit nga presidenti i klubit, Federata merr vendim të rëndë për futbollin në Turqi

“Fati Koca më goditi me grusht nën syrin e majtë dhe rashë në tokë. Për aq kohë sa isha në tokë, njerëzit më goditën disa herë me shkelm në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit”.

“Fati Koca para gjithë bashkëpunëtorëve të mi më tha: “Do të të vras”! Do të bëj denoncim kundër atij dhe personave të tjerë që më rrahën. Nuk dua të bëj kompromis. Kjo është gjithçka që duhet të them”, tha gjyqtari i FIFA-s, Halil Umut Meler. /Telegrafi/