Site icon Telegrafi

Gjyqtari i Speciales argumenton moslirimin e Veselit – përmendet e kaluara e tij në SHIK

Gjyqtari i procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara Nicolas Guillou ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim nga paraburgimi.

Në arsyetimin e gjyqtarit të Hagës përmendet edhe e kaluara e Veselit si shef i Shërbimit Informativ të Kosovës(SHIK).

Gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Guillou në vendimin e hedhjes poshtë të kërkesës për lirim të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përmendur edhe organizatën të cilën e ka drejtuar Veseli nga viti 1999 deri në vitin 2008, Shërbimin Informativ të Kosovës apo siç njihet me shkurtesën SHIK.

Guillou ka thënë se Gjykata e Qarkut e Prishtinës e ka vlerësuar të mundshme se SHIK-u ka qenë i përfshirë në disa raste kriminale ndonëse gjykata nuk ka mundur të bëjë gjetje.

“Më tutje, në këtë kontekst, gjykatësi i procedurës paraprake merr parasysh që Gjykata e Qarkut e Prishtinës e ka vlerësuar të mundshme se SHIK-u ka qenë i përfshirë në kryerjen e tri rasteve të vrasjes së rëndë, tentim të rrëmbimit dhe tentim të vrasjes së rëndë, ndonëse gjykata nuk ka mundur të bëjë një gjetje të tillë përtej dyshimit të bazuar”, thuhet në vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake Nicolas Guillou për refuzim të kërkesës për lirimin e Kadri Veselit.

Pjesë nga vendimi i Gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou për refuzim të kërkesës për lirim të përkohshëm nga burgu të Kadri Veselit.

Pjesë nga vendimi i Gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou për refuzim të kërkesës për lirim të përkohshëm nga burgu të Kadri Veselit.
Prokuroria Speciale para disa ditësh kishte dërguar argumentet e saj në Gjykatën Speciale për ta kundërshtuar kërkesën e avokatit të Veselit Ben Emmerson për ta liruar përkohësisht nga burgu.

Prokuroria ka përmendur edhe mundësinë e dënimit të Veselit me burgim të përjetshëm, si një prej arsyeve se pse sipas tyre ai nuk duhet të lirohet as përkohësisht.

Pjesë nga vendimi i Gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou për refuzim të kërkesës për lirim të përkohshëm nga burgu të Kadri Veselit.
Exit mobile version