Telegrafi

Gjyqtari Shabani urdhëron që Martin Protugjer të merret në seancë

Gjyqtari Osman Shabani i cili udhëheq rastin “Titanik” ka dhënë urdhër që në seancën e ardhshme i akuzuari Martin Protugjer të merret sepse sot u vonua në seancën e sotme e cila ishte caktuar të mbahej në orën 10:00, përcjell “Plusinfo”.

Protugjer erdhi në gjykatë me gjysmë orë vonesë, por Shabani e anuloi seancën sepse nuk kishte kohë që të dëgjohen dëshmitarët, sepse Mile Janakiseski i cili gjithashtu është i akuzuar, në orën 12:00 duhet të shkojë në Gjykatën Lartë në seancën publike për arrestin shtëpiak që morri në hetimin për rastin “shkallët spanjolle”./Telegrafi/