Telegrafi

Gjyqtari Sali Murati në krye të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë

Gjykatësi Sali Murati u zgjodh në krye të Gjykatës Kushtetuese ndërsa mandati i tij fillon më 1 nëntor, atëherë kur kryetarit të deritashëm Nikolla Ivanovski i mbaron afati.

Murati është i lindur më 11 tetor të vitit 1966 në Vrapçisht të Gostivarit. Ai është i përkatësisë etnike turke dhe ka diplomuar pranë Universitetit të Beogradit në vitin 1991, kurse provimin e jurisprudencës e ka kaluar në vitin 2005, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga viti 1993 deri në vitin 2005 ka punuar në Byronë për shërbime juridike dhe ekonomike – Gostivar si jurist i diplomuar. Nga viti 2005-2012 ka punuar si avokat në Gostivar.

Që nga diplomimi, është marrë me problematikën juridike në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtat e pakicave, lirinë e mendimit dhe fesë dhe të drejtën ndërkombëtare private. Ka marrë pjesë në mbi 15 konferenca ndërkombëtare me përmbajtje juridike në disa vende të jashtme./Telegrafi