Telegrafi

Gjyqtari me renome drejton ndeshjen Kosovë-Kroaci

Gjyqtari i njohur spanjoll, David Fernandez Borbalan pritet ta drejtojë ndeshjen e 6 tetorit ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë që luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Borbalan do t’i ketë me vete asistentët spanjollë.

Gjyqtari 43-vjeçar që para një jave drejtoi supersfidën, Barcelona -Atletico Madrid (1:1), ka mbi supe edhe disa “El Clasico” të gjykuara, duke qenë kësisoj nga gjyqtarët më me përvojë në Evropë.

Lexo po ashtu Nesër dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Kroaci, këtu mund t'i blini

FIFA ia ka besuar pikërisht përvojës së tij ndeshjen Kosovë – Kroaci.

Kosova ndeshjen e parë ka barazuar me Finlandën, ndërsa Kroacia po ashtu ka luajtur 1-1 me Turqinë. /Telegrafi/