Site icon Telegrafi

Gjyqtari që e mbylli ndeshjen pa kartonë

Por, të dielën në Mitrovicë, në një takim të rëndësisë së lartë, ku sfidoheshin rivalët e moçëm, Trepça ’89 – Besa e Pejës, nuk u nda asnjë karton. Këtë e bëri gjyqtari i ri nga Prishtina, Genc Nuza. Madje, dikush ka mundur të dyshojë se ai kishte harruar kartonët, por me një gjë të tillë është vërtetuar edhe futbollisti Kastriot Rexha, të cilit ia ka hequr dyshimet gjyqtari.

“Ai më pyeti nëse i kam harruar kartonët, por ia tregova se i kam në xhep”, shpjegon Nuza për Arenën. “Më kanë respektuar edhe lojtarët. Sjelljet e tyre kanë qenë shembull, prandaj edhe unë në disa i kam toleruar në aspektin e ‘fair-playt’. Për mua ishte kënaqësi ta mbylli një ndeshje të rëndësisë së lart pa asnjë karton të verdhë”, shtoi Nuza.

Ai tregon se edhe në protokoll të dyja palët janë shprehur të kënaqura me ndarjen e drejtësisë. Nuza debutoi në Superligë vitin e kaluar, kurse menjëherë hyri në histori të futbollit kosovar. Viteve të fundit nuk mbahet mend që një gjyqtar ka mbyllur një ndeshje të tillë pa dhënë asnjë karton të verdhë, marrë parasysh ashpërsinë e lojtarëve në Kosovë. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version