UEFA thuhet se ka vendosur të heqë gjyqtarin Istvan Kovacs nga ndeshjet evropiane për pjesën e mbetur të këtij sezoni pas vendimeve të tij të diskutueshme në fitoren e Milanit ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja çerekfinale mes dy skuadrave italiane ishte e tensionuar brenda dhe jashtë fushës, që u ndihmua edhe nga një sërë vendimesh përçarëse të marra nga gjyqtari 38-vjeçar rumun.
Rafael Leao nuk u ndëshkua edhe pse e shkatërroi flamurin e këndit me një goditje të fortë me këmbë.
Në anën tjetër, Andre-Frank Zambo Anguissa u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë, ndërsa Kim Min-Jae u përjashtua për ndeshjen e dytë pas një kartoni, që u cilësua si i lehtë.
Siç raporton gazetari italian Luca Cerchione, UEFA ka vendosur që Kovacs të mos drejtojë më asnjë ndeshje evropiane për pjesën tjetër të sezonit.
Per decisione della #Uefa post #MilanNapoli, l’arbitro #Kovacs non dirigerà più gare in Europa per il resto della stagione
— Luca Cerchione (@lucacerchione) April 14, 2023
Kovacs kishte drejtuar katër ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon përpara ndeshjes Milan-Napoli, në mesin e tyre edhe fitoren e Real Madridit ndaj Liverpoolit me rezultat 5-2. /Telegrafi/