Në minutën e tetë të çerekfinales së Kupës së Gjermanisë të zhvilluar në Commerzbank-Arena të Frankfurtit të mërkurën, loja u desh të ndërpritej pasi lojtarët u ankuan sepse në fushë ishin hedhur bonbone.
Dhe, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gjyqtari Deniz Aytekin shkoi për të parë se çfarë i shqetësonte të gjithë para se të kuptonte se po bëhej fjalë për bonbone.
Pasi pa se bëhej fjalë për bonbone të hedhura në fushën e gjelbër, ai e mori një dhe ia ofroi atë futbollistit Nigel de Jong.
Por kur ai e refuzoi, gjyqtari nuk u mendua dy herë dhe e hëngri vetë.
Bëhet fjalë për ndeshjen të cilën Frankfurt e fitoi 3-0 kundër Mainz dhe do të zbulojë kundërshtarin për gjysmëfinale kur shorti të hidhet më 11 shkurt. /Telegrafi/