Mike Dean përsëri ka shkuar në stadium për ta shikuar skuadrën e tij të zemrës, Tranmere Rovers, që e mposhti Newport Contyn sot (25 maj).
Gjyqtari anglez që referon në Ligën Premier, festoi triumfin e skuadrës së tij që arriti të ngjitej në Ligën 2 pas 119 minutave lojë.
Mike Dean u pa duke festuar fitoren e Tranmere Rovers që ishte një festim emocionale, pasi goli i vetëm në ndeshje u shënuan në lojën shtesë të ndeshjes.
Made up for Tranmere to be back in league one. Mike Dean’s reaction though 😂😂😂pic.twitter.com/YT2AP3BPYK
— Tom Munns (@TomMunns1) May 25, 2019
Gjyqtari anglez një festë të tillë ka sjellë edhe javët e kaluara, duke i befasuar të gjithë tifozët e Ligës Premier, pasi nuk e kishin parë në një situatë të tillë.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Connor Jennings, gjersa më të bukur e bëri festimi i Mike Dean që nuk ndalej duke brohoritur. /Telegrafi/