Telegrafi

Gjyqtari nga Kosova do gjykojë ndeshjen Barcelona-Manchester City (Foto)

Jo vetëm futbollistët nga Kosova po janë të suksesshëm në Evropë.

Së fundmi një lajm i mirë ka ardhur nga gjyqtari kosovar që jeton në Zvicër, Bekim Zogaj.

Kosovari do të jetë gjyqtarë anësorë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Manchester Cityt për të rinj.

Lexo po ashtu Ekskluzive, pasi e lëndoi, Thiago Alcantara i dërgon mesazh Lenjanit (Foto)

Kjo ndeshje është e organizuar nga UEFA dhe ndryshe kjo garë njihet si UEFA Youth League.

Zogaj është i lindur në Deçan, ndërsa ai shpesh herë është pjesë e ndeshjeve të superligës zvicerane.

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Barcelonës për të rinj do të luhet të mërkurën, ndërsa Zogaj do të jetë përkrah Sandro Scharer dhe Johannes Vogel. /Telegrafi/

Gjyqtari kosovar Bekim Zogaj në një ndeshje në kampionatin zviceran