Jo vetëm futbollistët nga Kosova po janë të suksesshëm në Evropë.
Së fundmi një lajm i mirë ka ardhur nga gjyqtari kosovar që jeton në Zvicër, Bekim Zogaj.
Kosovari do të jetë gjyqtarë anësorë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Manchester Cityt për të rinj.
Kjo ndeshje është e organizuar nga UEFA dhe ndryshe kjo garë njihet si UEFA Youth League.
Zogaj është i lindur në Deçan, ndërsa ai shpesh herë është pjesë e ndeshjeve të superligës zvicerane.
Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Barcelonës për të rinj do të luhet të mërkurën, ndërsa Zogaj do të jetë përkrah Sandro Scharer dhe Johannes Vogel. /Telegrafi/