Gjyqtari nga Kosova me nënshtetësi zvicerane, Bekim Zogaj, sonte ishte gjyqtar anësor në sfidën mes Barcelonës dhe skuadrës hungareze Ferencvarosi.
Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 5-1 ndaj Ferencvarosit, në takimin e parë të grupit G në Ligën e Kampionëve.
Një ndeshje e dominuar nga Barcelona, me gjithsej gjashtë gola të shënuar për 90 minuta dhe me një karton të kuq, Gerrard Pique i katalunasve u përjashtua në minutën e 68-të.
Gjyqtar kryesor ishte Sandro Scharer, ndërsa asistentët të tij Stephane de Almeida dhe Bekim Zogaj, gjyqtar i katërt ishte Fedayi San.
Zogaj me gjyqtarë të tjerë kryen detyrën me shumë sukses. /Telegrafi/