Site icon Telegrafi

Gjyqtari në pension tregon pse VAR-i nuk e ndëshkoi Domenico Berardin me karton të kuq ndaj Juventus

Ish-gjyqtari Luca Marelli ka shpjeguar pse ai do t’i dhuronte një karton të kuq direkt Domenico Berardit në sfidën që Sassuolo doli triumfues ndaj Juventusit me rezultat 4:2, por gjithashtu tregon pse VAR nuk ka mundur të intervenojë për ta ndryshuar vendimin.

Kishte polemika në sfidën që u zhvillua në “Mapei Stadium” kur Berardi bëri një ndërhyrje të rrezikshme në drejtim të Gleison Bremer.

Pjesëtarë të ekipit të Juventusit gjithashtu edhe lojtarët në bankën rezervë kërkuan karton të kuq direkt, ani pse gjyqtari kryesor i ndeshjes, Andrea Colombo, vendosi që ta ndëshkojë me të verdhë.

Kishte një pauzë disa minutëshe teksa gjyqtarët në VAR bënë vlerësimin e pamjeve dhe thanë që loja duhet të vazhdoj.

“Ky incident duhet të vlerësohet me shumë kujdes, sepse kishte arsye të mira pse këto vendime u morën”, tha Marelli për mediumin DAZN.

Lexo po ashtu "Pasim pa shikuar", Gatti ia dha goditjen e fundit Juventusit me auto-gol ndaj Sassuolos

“VAR mund të intervenojë vetëm për të përmirësuar një gabim të qartë, që në këtë rast nuk u garantua. Duke e konsideruar se gjuri i Berardit ishte I përkulur kur ai bëri kontaktin me këmbën e Bremer dhe nuk pati shumë fuqi tek ajo ndërhyrje, nuk kishte prova të mjaftueshme për ta shfuqizuar vendimin e marrë nga gjyqtari”, vazhdoi Marelli.

“Unë personalisht do t’i dhuroja një karton të kuq dhe mendoj se gjyqtari duhet ta kishte ndëshkuar këtë me përjashtim, por ai e vlerësoi incidentin në fushë dhe ashtu do të mbetet”, përfundoi Marelli.

Juventus do të rikthehet në aksion në mesjavë, thënë më saktë ditën e mërkurë, ku do të jetë nikoqir i Lecces në “Allianz Stadium”./Telegrafi/

Exit mobile version