Gjyqtari i ndeshjes Juventus –Napoli, Paolo Valeri, që akordoi dy penallti për bardhezinjtë, ka thënë se nuk ka bërë asgjë që të fajësohet.
Bianconerët fituan 3-1 ndeshjen e parë kundër Napolit edhe pse pjesën e parë e mbyllën duke humbur.
Sipas Il Mattino, gjyqtari ka thënë se nuk ka arsye që të kërkojë falje.
“Nuk ka kam pse të kërkojë falje, nuk kam bërë asgjë të gabuar”.
Sot do të mësohen vendimet disiplinore, pasi që Napoli pas ndeshjes ka dërguar notë proteste.
Madje drejtori sporti i klubit dhe portieri Pepe Reina pas ndeshjes akuzuan gjyqtarin. /Telegrafi/