Site icon Telegrafi

Gjyqtari ndërprenë përkohësisht ndeshjen Kroaci-Kosovë, vendimi final pas 10 minutave (Foto)

Është ndërprerë përkohësisht në minutën e 21-të ndeshja kualifikuese për botërorin Rusia 2018 në mes të Kroacisë dhe Kosovës.

Kroacia dhe Kosova janë duke luajtur mes vete në duelin që po zhvillohet në stadiumin e Zagrebit në Maksimir.

Megjithatë, kushtet për tu zhvilluar ndeshja janë shumë të rënduara shkaku i shiut që ka rënë gjatë gjithë ditës në kryeqytetin e Kroacisë.

Fillimi i ndeshjes ishte në dyshim, por në fund gjyqtarët vendosën ta fillojnë deri në një vendim finale.

Por, kushtet e rënduara bën që gjyqtari t’i thërras dy kapitenët për të kërkuar mendimin e tyre, ku Samir Ujkani ishte pro vazhdimit në këto kushte, ndërsa Luka Modric ishte për tu ndërprerë.

Gjyqtari vendosi t’i dërgoj dy skuadrat në zhveshtore dhe vendimi përfundimtar për ndërprerjen apo vazhdimin e ndeshjes do merret pas 10 minutave. /Telegrafi/

Dardanët nuk i pengon as shiu i madh!
Exit mobile version