Telegrafi

Gjyqtari Marco Serra i shpëton pezullimit, delegohet për ndeshjen e radhës

Gjyqtari Marco Serra, i cili anuloi golin e Junior Messias në fillim të kësaj jave në ndeshjen e Milanit ndaj Spezias është emëruar gjyqtar i VAR-it në një ndeshje të Serie B.

Pati raportime se 39-vjeçari do të ishte pezulluar pas gabimit të tij në ndeshjen e së hënës në Serie A të Milanit dhe Spezias.

Por, shoqata e gjyqtarëve italianë nuk ka vendosur ta pezullojë gjyqtarin dhe ai do të vazhdoj të jetë pjesë e ndeshjeve.

Lexo po ashtu Referim skandaloz në ndeshjen Milan-Spezia: AIA do ta suspendojë gjyqtarin Serra

Serra do të jetë në krye të VAR-it në ndeshjen e Serie B midis Brescias dhe Ternanas.

Ndryshe, Serra, një gjyqtar i ri në serie A, anuloi golin e Junior Messias ndaj Spezias, pasi refuzoi të jap avantazh pas një ndërhyrje. /Telegrafi/