Site icon Telegrafi

Gjyqtari kosovar drejton me sukses ndeshjen Barcelona-City

Gjyqtari nga Kosova, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Bekim Zogaj me sukses drejtoi sfidën Barcelona-Manchester City për të rinj.

Ndeshja ishte e vlefshme për Grupin C të Ligës së Kampionëve, ku katalunasit shënuan fitore me rezultat 1:0.

Zogaj ka qenë gjyqtar anësor së bashku me Johannes Vogel, derisa kryesor ishte Sandro Scharer. Të tre gjyqtarët ishin nga Zvicra, tranmseton albinfo.

Ky është edhe një sukses i radhës për gjyqtarin kosovaro-zviceran, i cili ka ndarë drejtësinë në shumë kampionate të rëndësishme, por edhe në gara evropiane.

Me këto ritme që po ec, Zogaj, shumë shpejt pritet që të referojë edhe në garat më të rëndësishme, si Liga e Kampionëve, apo edhe Kampionate Evropiane e Botërore. Ai gjithashtu ka ndihmuar shumë gjyqtarët kosovarë dhe Federatën e Futbollit të Kosovës.

Exit mobile version