Site icon Telegrafi

Gjyqtari kërkon falje për kartonin e Balotellit, pritet falja

Nice's Italian forward Mario Balotelli leaves the pitch after receiving a red card for taking off his jersey during the French L1 football match Nice (OGCN) vs Lorient (FCL) on October 2, 2016 at the "Allianz Riviera" stadium in Nice, southeastern France. / AFP PHOTO / VALERY HACHEVALERY HACHE/AFP/Getty Images

Jo të gjithë e kanë guximin  për të pranuar gabimet e tyre, por Olivier Thual e bëri këtë në rastin e një vendimi të diskutueshëm.

Gjyqtari i njohur i futbollit francez që përfundoi nën akuzë pas përjashtimit të Mario Balotelit pas dy kartonëve të verdhë, bëri një hap pas duke pranuar se kishte gabuar në ndëshkimin e dytë që nxori sulmuesin e Nices jashtë lojës.

Sulmuesi që ka rilindur në rivierën franceze ishte heroi dhe fytyra tragjike e Nices në fitoren kundër Lorient. Por ndoshta protestat e opinionit sportiv francez dhe presioni mediave, mobilizuan gurët e duhur për të mbrojtur SuperMarion.

Lexo po ashtu Balotelli përjashtohet për shkak të këtij gjesti, të gjithë çuditen me vendimin e gjyqtarit (Video)

Fakt mbetet që gjyqtari pranoi gabimin dhe është gati të dëshmojë para Komisionit Disiplinor, se kartoni ndaj Balotelit ishte i ekzagjeruar.

Pascal Garibian drejtor i gjyqtarëve tha se gjyqtari kryesor kishte njohur mangësitë e tij dhe se rriten kështu shanset për largimin e dënimit.

Të enjten në mbrëmje do të merret një vendim zyrtar por ndërkohë, Nice po llogarit SuperMarion në formacionin e radhës.

Exit mobile version