Site icon Telegrafi

Gjyqtari i katërt tregon çfarë i kishte thënë Mourinhos gjatë sherrit në ndeshjen Cremonese-Roma

(Foto: Screenshot/Twitter)

Gjyqtari i katërt në ndeshjen ndërmjet Cremoneses dhe Romës, Marco Serra, e ka dhënë versionin e tij të ngjarjes për konfrontimin me Jose Mourinhon.

Pamjet që dolën nga diskutimi fillestar midis tij dhe trajnerit të Giallorrosëve tregojnë gjyqtarin e katërt duke i thënë portugezit “të shkojë në shtëpi”.

Lexo po ashtu Mourinho e akuzon gjyqtarin e katërt për anshmëri pro-Juventusit, pas humbjes ndaj ekipit që nuk kishte fituar në 23 ndeshjet e mëparshme

Madje, strategu portugez e kishte akuzuar atë për njëanshmëri pro Juventusit, duke qenë se sfida e radhës e Romës ishte pikërisht ndaj Bianconerëve.

“Nuk kam thënë asgjë për ta ofenduar Mourinhon. Nuk i kam thënë ato fjalë. Në atë cast kam thënë diçka tjetër”.

“Unë thash: ‘Po e bën stadiumin të kthehet kundër teje. Shko në zonë, shko në zonë”, është shprehur 40-vjeçari, transmeton Football Italia.

Lexo po ashtu "Ajo që ai tha ishte e pajustifikueshme" - Mourinho kërcënon gjyqtarin e katërt pas kartonit të kuq

Edhe Serra edhe Marco Piccinini janë pezulluar për kohë të pacaktuar nga FIGC dhe nuk do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e Serie A derisa të përfundojë hetimi ndaj tyre.

Në të njëjtën kohë, pezullimi me dy ndeshje i Mourinhos është lënë në pritje, kështu që ai e ka drejtuar Romën në fitoren prej 1-0 ndaj Juventusit të dielën. /Telegrafi/

Exit mobile version