Telegrafi

“Gjyqtari gaboi, zemërimi i Bayer Munich është i justifikuar” – Kroos flet për episodin e diskutuar

Drama gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Bayern Munich (2-1) javën e kaluar u shënua nga një gabim i rëndë i gjyqtarëve në dëm të mysafirëve.

Gjyqtari polak Szymon Marciniak në kohën shtesë ndali lojën pas një flamuri të ngritur të asistentit të tij, pasi sipas tij Noussair Mazraoui ishte në pozitë jashtë loje, por anësori i Bayern Munich kishte marr topin në një pozicion i rregullt.

Pastaj topi shkoi te Matthijs de Ligt, i cili gjuajti dhe shënoi për 2-2. Sigurisht që goli u anulua dhe lojtarët dhe tifozët e Bayern Munich u tërbuan, duke pretenduar se u grabitën. Gjithsesi, lojtarët e Los Blancos kishin ndaluan së luajturi sapo u dha pozitë jashtë loje.

Një javë pas këtij vendimi dhe ndeshjes, ka folur Toni Kroos, legjenda e Real Madridit, dikur lojtar i Bayern Munich, ku thotë se gjyqtari gaboi.

“Ishte një vendim i keq. Duhet ta lëmë lojën të vazhdojë dhe të përfundojë aksioni. Mendoj se ishte një gabim i anësorit, sepse nëse ai ngriti flamurin, gjyqtari kryesor beson dhe mendon se gjithçka ishte e qartë. Më saktë, mendon se është pozicion jashtë loje”.

“Zemërimi i Bayern Munich është i justifikuar sepse duhet ta shkonte aksioni deri në fund”, ka thënë Kroos.

Toni ishte në podcast-in që prezanton me vëllain e tij. Felix, ku flet për shumë gjëra rreth futbollit.

Real Madridi do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmund më 1 qershor në Wembley. /Telegrafi/