Telegrafi

Gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve bëhet viral me praktikimin e dhënies së kartonit të verdhë para pasqyrës

Gjyqtari që drejtori finalen e Ligës së Kampionëve të këtij viti është bërë një sensacion në rrjetet sociale pasi rutina e tij e çuditshme para ndeshjes u zbulua në pamjet të rralla.

Manchester City siguroi tripletën duke mposhtur Interin më 10 qershor në Stamboll.

Rodri shënoi golin e vetëm të lojës, ndërsa Pep Guardiola i dha fund pritjes 12-vjeçare për të marrë trofeun për herë të tretë.

Lexo po ashtu Deklarohet gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve pasi UEFA nisi hetimet për sjelljen e tij

Zyrtari i ndeshjes për atë finale ishte caktuar polaku Szymon Marciniak.

Dhe ai me gjasë tani e ka parë vetën në Twitter, pasi videoja nga prapaskenat u shpërnda në internet.

Gjatë pamjeve, Marciniak është parë duke treguar kartonat e verdhë në pasqyrë përpara fillimit të ndeshjes brenda hapësirave të stadiumit Ataturk.

Lexo po ashtu UEFA publikon formacionin e sezonit në Ligën e Kampionëve - befasia nis nga porta

Ai marshon përpara ndërsa nxjerr kartën nga xhepi dhe e ngre lart.

Tifozët nuk mund ta besonin atë që po shikonin dhe shpejt dolën në rrjetet sociale për ta komentuar atë.

Një tifoz reagoi duke komentuar: “Video fantastike e re nga Manchester City në prapaskenat e finales së Ligës së Kampionëve, megjithatë pika ime kryesore është ngrohja e gjyqtarit duke praktikuar teknikën e kartonit të verdhë”.

Një tjetër shkroi: “Në fakt nuk mund ta besoj që gjyqtarët praktikojnë të tregojnë kartonin para një pasqyre”.

Një tifoz tjetër shkroi në Twitter: “Nuk mund të besoj se arbitri po praktikon teknikën e kartonit në dhomën e zhveshjes”. /Telegrafi/