Telegrafi

Gjyqtari e shfrytëzon telefonin mobil si “VAR” në Serbi – pamjet bëhen virale në rrjetet sociale

Kushtet në kategoritë e ulëta të futbollit serb janë mjerueshme.

Kjo ka prodhuar edhe një rast të pazakontë në një ndeshje futbollistike ndërmjet ekipit të Popoviçi Vrnjci dhe Apolon 2018.

Në fakt, gjyqtari ka shikuar një rast të dyshimtë sipas sistemit VAR, por që pamjet filmike i ka shikuar në një telefon mobil.

Te rezultati 1:1, vendasit shënuan gol në minutën e 90-të, por gjyqtari e anuloi për shkak të pozitës jashtë loje.

Por, pas presionit të madh të shikuesve dhe lojtarëve, ai pranoi të shikonte golin që e kishte xhiruar një tifoz në tribuna.

Pasi e shikoi xhirimin amator, gjyqtari e pranoi golin dhe ekipi vendas festoi fitoren me rezultat 2-1.

Këto pamje skandaloze janë bërë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/