Telegrafi

“Gjyqtari duhet ta trajtojë më mirë situatën”, te PSG të zemëruar me kartonin e kuq të Ramosit

Sergio Ramos u përjashtua me karton të kuq gjatë ndeshjes së Paris Saint-Germain kundër Reims të shtunën mbrëma dhe skuadra nuk ishte e kënaqur me vendimin e gjyqtarit.

Mbrojtësi spanjoll mori dy të verdhë me shpejtësi pasi kontestoi vendimin e të parit nga gjyqtari, i cili e përjashtoi me të kuq.

Megjithatë, trajneri i tij Christophe Galtier dhe bashkëlojtari Danilo Pereira nuk u pajtuan me vendimin.

“Mendoj se gjyqtari duhet ta trajtojë më mirë situatën. Nuk ka asnjë arsye për këtë. Na acaron sepse duam të luajmë futboll, por kështu, është e komplikuar”, ka thënë Pereira për Canal+.

“Unë nuk jam i bindur që fyerja [për të cilën Ramos u përjashtua nga fusha] ishte drejtuar ndaj gjyqtarit”, shtoi trajneri Galtier.

Ramos tani do të suspendohet për përballjen e PSG-së me liderët e Marseille, në një ndërprerje të një sezoni që ka ecur shumë më mirë për të se i kaluara.

Me kartonin e tij të kuq kundër Reims, Ramos tani ka marrë 28 gjithsej në të gjithë karrierën e tij në të gjitha garat. /Telegrafi/