FATMIR TAHIRI; gjyqtar i kategorisë së parë të futbollit nga Mitrovica, në procedurë të pezullimit për zbritje të notës nga ; 3,0 ( mire ) në notë të ; 1,0 ( dobët ) nga ana e komisionit për gjyqtarë të futbollit për lëshime me ndikim të drejtpërdrejtë në rezultat nga ndeshja e javës së ; XX-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Prishtina – Drenica e zhvilluar në Prishtinë. DENOHET, me ndalesë referimi për ; 5 ( pesë ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
VISAR KELMENDI; gjyqtar – asistent i kategorisë së pare të futbollit nga Peja , në procedure të pezullimit për zbritje të notes nga ; 3,0 ( mire ) në notë të ; 1,0 ( dobët ) nga ana e komisionit për gjyqtarë të futbollit, për lëshime në kryerjen e detyrës së asistentit me ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin e ndeshjës së javës së ; XX-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Prishtina – Drenica e zhvilluar në Prishtinë. DENOHET, me ndalesë referimi për ; 5 ( pesë ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore.
EMIN AJVAZI; kryetrajner i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica, për largim nga pankina e hapsirës teknike ( për reagime jo sportive ndaj vendimeve të gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XXI-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça – Hajvalia e zhvilluar në Mitrovicë me datë 25.03.2014, DENOHET, me shqiptimin e masës disiplinore ; QORTIM, në bazë të Rregullores disiplinore.
XHELADIN BEHLULI; Vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës , për mos sjelljen e raportit zyrtar në përputhshmëri me udhëzimet në fuqi nga ndeshja e javës së ; XVIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Kosova ( P ) – Flamurtari e zhvilluar në Prishtinë.DENOHET, me shqiptimin e masës disiplinore ; QORTIM, në bazë të Rregullores disiplinore.
SHPETIM RAMA; lojtar i klubit të futbollit “Ramiz Sadiku” nga Prishtina për ndëshkim me karton të kuq, në ndeshjen e javës së ; XVI-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ramiz Sadiku – 2 Korriku e zhvilluar në Prishtinë,DENOHET me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore. /Tribuna/Telegrafi/