Site icon Telegrafi

Gjyqtarët sërish në test, kurse dënimet iu zbuten

Këtë herë gjyqtarët që dënohen rikthehen pas pesë ndeshjeve sërish në Superligë. Kjo ngjau me të dënuarit, Hajriz Hajdari e Nazmi Raci, të cilët këtë javë ishin në short. “Këtë rregull e kemi ndryshuar para fillimit të kampionatit bashkë me Komitetin Ekzekutiv të FFK-së, pasi kemi konsideruar se rikthimi në Ligën e Dytë, për gjyqtarët që marrin notën 1, është i ekzagjeruar”, tha Hasani për Arenën.

Këtë fundjavë, anësori i parë në ndeshjen Trepça ’89 – Fushë Kosova, Armend Latifi, mori notën 2, që i bie të mungojë tri javë. Ndërkohë, Hasani bëri të ditur se më 9 tetor do të mbahet testi fizik, që është i dyti këtë kampionat. Testit do t’i nënshtrohen gjyqtarët e Superligës dhe Ligës së Parë, kurse mbahen në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version