Telegrafi

Gjyqtarët që ndajnë drejtësinë në çerekfinalet e Kupës së Kosovës, Çaka në derbin Prishtina-Ballkani

(Foto: Shpend Ahmeti)

Janë deleguar gjyqtarët për ndeshjet çerekfinale në Kupën e Kosovës në futboll.

Të katër sfidat e Kupës do të zhvillohen të mërkurën me fillim nga ora 13:00.

Ndeshja kryesore është ajo mes Prishtinës dhe Ballkanit, ku do të gjykohet nga Dardan Çaka me ndihmësit Edmond Zeqiri e Besnik Morina.

(Foto: ffk-kosova.com)

Dueli mes Trepçës ’89 dhe Gjilanit do të drejtohet nga Genc Nuza, derisa Vushtrria dhe Behari nga Visar Kastrati.

Lexo po ashtu Hidhet shorti për çerekfinalen në Kupën e Kosovës - derbi në kryeqytet

Në ndeshjen që do të zhvillohet në Podujevë mes Llapit dhe Malishevës, drejtësinë do ta ndajë Burim Jahmurataj me ndihmësit Hekuran Osmani dhe Gzim Mehmeti. /Telegrafi/