Janë deleguar gjyqtarët për ndeshjet çerekfinale në Kupën e Kosovës në futboll.
Të katër sfidat e Kupës do të zhvillohen të mërkurën me fillim nga ora 13:00.
Ndeshja kryesore është ajo mes Prishtinës dhe Ballkanit, ku do të gjykohet nga Dardan Çaka me ndihmësit Edmond Zeqiri e Besnik Morina.
Dueli mes Trepçës ’89 dhe Gjilanit do të drejtohet nga Genc Nuza, derisa Vushtrria dhe Behari nga Visar Kastrati.
Në ndeshjen që do të zhvillohet në Podujevë mes Llapit dhe Malishevës, drejtësinë do ta ndajë Burim Jahmurataj me ndihmësit Hekuran Osmani dhe Gzim Mehmeti. /Telegrafi/