Site icon Telegrafi

“Gjyqtarët po e prishin futbollin, dikur ka qenë një sport kontakti” – Nesta i zhgënjyer me anulimin e golit ndaj Milanit

Trajneri i Monzas, Alessandro Nesta ishte i zemëruar pasi ekipit të tij iu anulua një tjetër gol në mënyrë të diskutueshme në humbjen 1-0 ndaj Milanit.

Skuadra e tij dominoi pjesën e parë në stadiumin U-Power, duke humbur shumë mundësi shënimi dhe e gjeti rrjetën që herët me një gjysmë-volej nga Dany Mota Carvalho.

Megjithatë, gjyqtari e anuloi golin për një shtyrje të mëparshme të Warren Bondo ndaj Theo Hernandez , një vendim që shkaktoi polemika.

“Ne ndihemi të zemëruar, por edhe krenarë për këta djem. Ne patëm dy paraqitje të shkëlqyera kundër Atalantës dhe Milanit, mund të kishim shënuar katër gola në pjesën e parë, shënuam një dhe u anulua”.

“Ata po e shkatërrojnë futbollin sipas mendimit tim, ne duhet të kthehemi në stilin e vjetër të gjykimit. Çfarë lloj faulli është ai? Gjyqtarët i kanë kërkuar falje Monzës pas asaj që ndodhi kundër Atalantas”, deklaroi Nesta.

 

Zyrtari fillimisht lejoi që loja të vazhdonte, më pas ai për atë faull u ftuan nga VAR-i.

“Ata po e ndërlikojnë tej mase futbollin dhe e gjithë kjo nuk ka kuptim”.

“Futbolli dikur ishte më i thjeshtë, dikur ishte një sport kontakti, tani çdo prekje e vogël penalizohet, një thua i këmbës është jashtë loje, duhet të shkosh në duel me duart të shtrënguara pas shpine ose mund të jetë një penallti”.

“Unë besoj se gjykimi duhet të përshtatet me sportin, jo anasjelltas. Rregullat duhet të përshtaten me sportin, jo e kundërta”, deklaroi Nesta për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

Exit mobile version